TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Bledi Çuçin se e kanë përzënë nga Zvicra për drogë. Berisha ka bërë thirrje që Çuçi të hetohet lidhur me largimin nga Zvicra.
“Ju bëj thirrje të hetoni pak për Çuçin. Ka nevojë të hetohet. Hetoni pak a është përzënë nga Zvicra dhe pse është përzënë? Nga Gjeneva. Informacionet e mia janë pa diskutim, por interesante për publikun janë hetimet e gazetarëve,” deklaroi Berisha.
Reagimi i plotë:
Së fundmi, akti kulmor i shëmtuar, i caktojnë opozitës përfaqësuesit në komisionin zgjedhor. Ky do ishte Çuçi që është një mashtrues ordiner. Ju bëj thirrje të hetoni pak për Çuçin. Ka nevojë të hetohet. Hetoni pak a është përzënë nga Zvicra dhe pse është përzënë? Nga Gjeneva. Informacionet e mia janë pa diskutim, por interesante për publikun janë hetimet e gazetarëve. Shkoni dhe pyesni pse është përzënë nga Gjeneva. Ka qenë më studime atje.
Student. Është përzënë për drogë. E di vetë ai. E dyta, pyesni pak se kush është Aranit Arapi. Unë e kam këtu në librarinë dixhitale kushedi sa informata të qytetarit dixhital për të. Aranit Arapi është krahu i djathtë i Saimir Tahirit në trafikun e drogës për kohën kur ishte. Për hir të vërtetës, e përzuri Fatmir Xhafaj. Një njeri që nuk e mori Sandër Lleshaj, e kish edhe mirditor, por nuk e mori se e dinte se nxinte.
E mori ky dhe e bëri këshilltar kryesor. Ajo sera që u kap me 90 gra në Berat, mbikëqyrjes nga Çuçi dhe Araniti.
Tani Çuçi është një gënjeshtar i paskrupullt. Kur themi që komisioni është ngritur mbi bazë konsensusi, nuk nënkupton kurrë që ne do i caktojmë njëri-tjetrit me konsensus anëtarët. Komisioni funksionon mbi bazën e konsensusit. Dmth që ligjet, nenet që ai miraton, duhet t’i miratojë me konsensus. Dhe e tillë ka qenë në 32 vite.