TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kuvendi ka fikur dritat teksa deputetët e opozitës flisnin LIVE në Facebook nga Foltorja, pasi mazhoranca shtyu seancën.
Dritat u fikën teksa deputeti i opozitës, Ervin Salianji po mbante fjalën.
“E mbyllin seancën sikur të jetë pronë e tyre, sikur ti vendosin çelësin ndonjë kasolleje ku mbajnë paratë. Fikin edhe dritat, ne do të bëjmë ç’është e mundur që të kthehet institucioni”, tha Salianji.
Mazhoranca u detyrua të shtyjë seancën pasi opozita bllokoi Parlamentin dhe rrëzuan karriget e ministrave duke mos i lejuar disa prej tyre të ulen në vendet përkatëse.
Zv.kryetarja e Parlamentit, Emonela Felaj paralajmëroi se do të merren masa ndaj tyre.