AKTUALITET, 19 Tetor 2023, 12:26

Plagosja e 52-vjeçares në Pazarin e Korçës, flet dëshmitarja: Vetëm e godiste, ajo ngriti duart dhe ra poshtë

Plagosja e 52-vjeçares në Pazarin e Korçës, flet

Një dëshmitare e plagosjes në Pazarin e Korçës ka treguar e tronditur, momentin kur 52-vjeçarja u sulmua me sëpatë nga 36-vjeçari cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Sipas saj, autori e ka gjuajtur disa herë me sëpatë gruan edhe pse nuk pati asnjë zënkë apo konflikt. Dëshmitarja tregon se 52-vjeçarja është një grua e respektuar që shet në treg dhe nuk ka probleme me askënd.

“Këtu isha unë, ajo ishte atje, ai erdhi me sëpatë, vajti deri tek ky stoli, po më dridhet trupi nuk flas dot. I hyri me sëpatë, ajo ngriti duart thirri ua ua ua dhe ra poshtë. Ai vetëm e godiste me sëpatë. Nuk pati asnjë sherr, asnjë konflikt. Ai erdhi me sëpatë, pastaj nuk e pashë sepse u bënë kapicë.

Gruan e njoh, është shumë e mirë, shet këtu. Na ka respektuar sa s’ka. Më pas i erdhi i shoqi dhe u bë kapicë, nuk pashë më se çfarë u bë. Ai ishte i droguar thoshin dhe iku me vrap. Unë ka përpirë barkun, po më dridhen këmbët, po më shpifet dhe në gjumë do më dalë. Ajo po rrinte tek dyqani, ndërsa ai e ndoqi, tek stoli ajo u pengua dhe ai i ra me sëpatë. Filloi të bërtiste, pastaj i doli i shoqi”, shprehet dëshmitarja. 

Nga sa kemi mësuar deri tani, gjatë konfliktit një qytetar tjetër, u mundua ta largonte agresorin, por mbeti i plagosur. Me një sëpatë në dorë ai ka filluar t’i gjuajë gruas 52-vjeçare, e cila shiste te Pazari i Korçës.