TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Maxhoranca është detyruar të shtyjë seancën pas aksionit të opozitës për bllokimin e Kuvendit.
“Do të merren masa për të gjithë ju”, tha zv.kryetarja e Parlamentit, Ermonela Felaj, e cila dha lajmërimin nga vendet e deputetëve, pasi opozita bllokoi foltoren dhe rrëzoi karriget e ministrave.
Ajo mbajti fjalën, teksa ish-kryeministri Sali Berisha hyri LIVE në FB ku njoftoi nisjen e aksionit opozitar.
Felaj u shpreh se seanca do të shtyhet për një ditë tjetër kur të jetë e mundur që të zhvillohet normalisht.
“Kjo seancë sot nuk do të zhvillohet, do të shtyhet për një ditë tjetër kur të jetë e mundur që të zhvillohet seancë normale. Sipas rregullores për të gjithë deputetët që cilët sot janë përfshirë në veprime dhe akte të papranueshme, jo vetëm i tërhiqet vëmendja por edhe do të merren masa për secilin prej tyre. Ky është vullneti i Shqipërisë dhe ju s’mund ta tjetërsoni, seanca shtyhet”, tha zv.kryeparlamentarja.
Ndërkohë në pamje shihet që vendi i ministrave dhe ai i kryetares së Kuvendit është bllokuar nga deputetë të opozitës, të cilët rrëzuan edhe karriget.