TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka paralajmëruar se do të qëndrojnë në Kuvend derisa të anulohet seanca e sotme parlamentare.
Bardhi u shpreh se deputetëve socialistë iu është dëguar një njoftim në privat për të qëndruar në ambientet pranë seancave plenare.
“Beteja për ta bërë opozitën funksionale duhet të na bëjë bashkë. Ai që është bërë seksion i qeverisë do të trajtohet si i tillë. Vendimmarrja e grupit ka qenë që sot do të duhet të pengojnë vijimin e seancës.
Do të qëndrojmë në sallën e seancave plenare deri kur të kemi një njoftim për anulimin e seancës së sotme. Ka një njoftim për shtyrje ashtu siç ka një njoftim në privat për deputetët e PS për të qëndruar në ambientet pranë seancave plenare”, tha Bardhi.