AKTUALITET, 3 Mars 2023, 19:51

Berisha: Sot tre gjykatës lexuan vendimin e përgatitur në zyrën e Edi Ramës, duke vrarë pluralizmin

Berisha: Sot tre gjykatës lexuan vendimin e përgatitur në

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar me një deklaratë për shtyp në selinë e PD pas vendimit të Gjykatës së Apelit për heqjen e simboleve zyrtare, të regjistruara me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Berisha është shprehur se çdo shqiptar pret nga ne realizimin e këtij misioni që kemi nisur. Ai theksoj se ka besim se do t’i tejkalojmë të gjitha kurthet sepse opozita është mision i lartë moral, dhe se nuk do të pengohet nda tre gjykatës që lexuan vendimin e përgatitur nga Rama.

Fjala e Berishës:

"Të dashur demokrate e demokratë, mbështetës të PD-së, qytetare dhe qytetarë shqiptarë.

Sot në darkë Edi Rama, komunikoi vendimin e tij me të cilin ka një synim, likuidimin e opozitës shqiptare dhe pluralizmit politik në Shqipëri.

Sot tre gjykatës në një proces të pashembullt kundër pluralizmit lexuan vendimin e përgatitur  kohë më parë në zyrën e Edi Ramës, të paralajmëruar kohë më parë ambasadorëve të caktuar, të akredituar në Tiranë të paralajmëruar në parlamentin shqiptar.

Sot gjithashtu jemi në një orë, kohë prove të vërtetë dhe unë kam besimin më të madh se demokratët shqiptarë janë të vendosur të mbrojnë me çdo kusht dhe çmim pluralizmin në Shqipëri dhe PD-në.

Vazhdimi i skenarit të filluar me tradhtarin e kombit Amerikane McGongial, të kaluar në një seri etapash sot konkludoi me një vendim të pashembullt në Europë dhe botë."