AKTUALITET, 23 Nëntor 2022, 17:38

Berisha: Primaret, pasaporta e hapjes dhe ndryshimit thelbësor të PD-së

Berisha: Primaret, pasaporta e hapjes dhe ndryshimit thelbësor të

Ditën e sotme është mbledhur kryesia e Partisë Demokratike.

Kryetari Sali Berisha, mes të tjerash u shpreh se Primaret janë kthyer në pasaportën e ndryshimeve të thelbësore në parti dhe se duhet bërë gjithçka për suksesin e procesit.

“Kjo mbledhje ka dy çështje madhore, ka vazhdim miratimin na vazhdim të kandidaturave në primare në bashkitë e mbetura pa miratuar dhe do të diskutojë rreth aksionit opozitar në tërësi. Primaret janë bërë tashmë pasaporta e hapjes dhe ndryshimit thelbësor, palcor të PD.

Kanë krijuar një impakt shumë pozitiv tek anëtarët dhe shqiptarët që besojnë tek vota e lirë, tek respekti i individit, anëtarit dhe mbështetësit të PD.

Shqiptarët kanë nevojë jetike për ndryshimin e PD si parti e shpresës, besimit dhe të ardhmes. Pas ndryshimeve të thella dhe një cikël të paprecedentë brenda partisë.

Ndryshimi realizohet vetëm me vepra, me hapa konkrete. Në këtë kontekst ne pas miratimit të rregullat e Kushtetutës tonë, kalojmë në zgjedhjen me anëtarë e simpatizantë të qeveritarëve vendorë.

Kjo përbën pa diskutim ndryshimin më të madh të kësaj force politike në 30 vite dhe hapjen e partisë institucionale, më të madhen në tërë ekzistencën e saj. Primaret janë forma më institucionale më e rëndësishme e kësaj hapje. Sot kemi mbi 200 kandidatura të cilat vijnë nga PD, nga shoqëri civile, nga bota akademike dhe diaspora e emigracioni.

Të gjithë ata që kanë vendosur të marrin pjesë na garën e Primareve dua t’i falenderoj për nderin që i bënë PD me vendimin e tyre.

Duhet ti garantoj se do bëj gjithçka për një proces të drejtë e të ndershëm.

Primaret e para që zhvillohen në këtë formë në historinë e PD dhe në historinë e vendit ndaj edhe ne duhet të bëjmë gjithçka për suksesin e këtij procesi.

Kudo kandidatët tanë po paraqiten jo si të krahut tjetër që jetojnë si të jenë në bodrumet e shpellat e mafias, por janë të gjithë para anëtarëve, në media, dhe me të vërtetë kanë arritur të bëjnë procesin një proces që ka ngjallur interes të veçantë tek publiku, që po vlerësohet në të gjithë spektrin politik, që ka tronditur thellë Ramën dhe grupin e ti mafioz”, tha ai.