TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun Silva Caka në një komunikim për mediat tha se KLSH në komunikim e fundit i ka treguar qartë grabitjen dhe korrupsionin, sipas saj të kryer nga qeveria ‘Rama’.
Deklarata e Plotë:
Kontrolli i Lartë i Shtetit i vë vulën korrupsionit dhe grabitjes së fondeve publike nga Qeveria e Edi Ramës.
Shpërdorimi dhe grabitja e taksave të shqiptarëve, kalon shifrën 1 miliardë euro, vetëm për periudhën janar-nëntor 2022.
Tashmë çdo gjë është provuar me dokumente dhe fakte nga KLSH-ja dhe përgjegjësia që bie mbi Qeverinë, është shumë e rëndë dhe e pakapërcyeshme.
Shkaqet kryesore të këtij dëmi kaq të madh ekonomik janë:
Së pari, mosrealizimi i të ardhurave dhe shpenzimeve dhe së dyti shkelje të rënda të disiplinës financiare, në administrimin e të ardhurave.
Në buletinin e fundit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, rezulton që ky dëm për të dy zërat të jetë 122 miliardë lekë (mbi 1 miliardë euro), 38% e të cilës vjen nga të ardhurat dhe shpenzimet dhe pjesa tjetër nga shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e administrimit të të ardhurave.
KLSH ka zbuluar shkelje financiare me pasojë dëm ekonomik në të ardhura dhe shpenzime në vlerën 47 miliardë lekë, ku tatim-taksat janë 45 miliardë, doganat 846 milionë dhe shit-blerje e dhënie me qira e pasurisë shtetërore 421 milionë lekë.
Ndërkohë KLSH ka evidentuar shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e administrimit të të ardhurave, shpenzimeve dhe në përdorimin e fondeve publike në vlerën totale 74 miliardë lekë, nga të cilat 53 miliardë lekë janë si rezultat i keqmenaxhimit të fondeve të programuara dhe realizimit të procedurave të prokurimit publik në shkelje të legjislacionit.
Qeveria që grabit 1 miliardë euro vetëm për 11 muaj, nuk ka para për të mbështetur studentët dhe rrogat e pedagogëve.
Një situatë e tillë imponon një veprim të shpejtë dhe shumë të rreptë nga ana e drejtësisë. SPAK dhe prokuroritë duhet të fillojnë hetimet e thelluara dhe të çojnë përpara drejtësisë shpërdoruesit e mbi 1 miliardë eurove nga taksat e shqiptarëve.
Çdo ditë që Edi Rama dhe Qeveria e tij qëndrojnë në pushtet do të thotë vetëm vjedhje dhe grabitje e gjakut dhe djersës së qytetarëve.