TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News24.
Teksa vendi është përfshirë nga protesta për rritjen e çmimeve, Berisha e ka konsideruar cinizëm paketën e qeverisë për t’ju ardhur në mbështetje qytetarëve.
"E kam parë si reagimin më të ligjshëm ndaj një spekulimi të pashembullt, pasojë e mungesës së shtetit ligjor.
Hijet e luftës kanë pasur ndikim në çmime, por në asnjë vend nuk ka patur protesta për faktin e vetëm se çdo qeveri e kujdesshme ka qenë mburojë për qytetarët.
Në Shqipëri çmimet njohën rritje si në asnjë vend tjetër të Europës, çmimi i naftës tejkaloi nivelet. Qeveria bëhet zëdhënës i kompanive duke paralajmëruar rritje çmimesh. Paketa e qeverisë është cinizëm.
Të gjitha vendet po japin ndihma ndaj qytetarëve me pakatet e tyre. Shteti për këtë është, të ndërhyjë për të mbrojtur qytetarët. Me 30 mijë lekë të vjetëra nuk ndërhyn asgjë. Unë do të hiqja TVSH-në për energjinë", tha Berisha.