TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Tepelenë-Përmet. Policia bën me dije se në afërsi të fshatit Varibop, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetsin Sh. Ç., 30 vjeç, banues në fshatin Seniçan, Përmet, ka dalë nga rruga.
Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit shtetasi Sh. Ç, si dhe është dëmtuar shtetasi A. Ç., 22 vjeç, banues në fshatin Seniçan, Përmet, i cili është transportuar në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore.
NJOFTIMI
Përmet/Informacion paraprak.
Në aksin rrugor Tepelenë-Përmet, në afërsi të fshatit “Varibop”, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetsin Sh. Ç., 30 vjeç, banues në fshatin Seniçan, Përmet, ka dalë nga rruga.
Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit shtetasi Sh. Ç, si dhe është dëmtuar shtetasi A. Ç., 22 vjeç, banues në fshatin Seniçan, Përmet, i cili është transportuar në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.