TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Aktivisti Andi Tepelena ishte sot në protestën kundër rritjes së çmimeve para kryeministrisë në Tiranë.
Gjatë fjalës së tij ai i bëri thirrje organeve të drejtësisë të merren me peshqit e mëdhenj duke theksuar se sipas tij deri më tani janë marrë vetëm me cironkat.
“Duhet të merreni me peshqit e mëdhenj. Se jeni marrë vetëm me cironkat derti tani. Ju jeni të korruptuar. Ju do të thotë se jeni ose të paaftë ose flirtoni me krimin politik. Kjo është thirrje e fortë për drejtësinë.
Shqiptarët sot kanë nevojë për drejtësi. Sepse kjo mungesë drejtësie po përplas grupet e interesat. Ne do vazhdojmë këtu 24 orë nën stop. Nëse qeveria nuk i përmbush kërkesat e popullit, të hapë krahun dhe të largohet menjëherë. Pasuritë shqiptare duhet t’i kthehen popullit dhe jo një grushti oligarkësh”, u shpreh ai.