AKTUALITET, 19 Mars 2022, 11:56

Rama: Pas karburanteve dhe ushqimeve bazë, do kontrollojmë edhe çmimet e inputeve bujqësore! Rritjen e kostove nuk ka qeveri në botë që e ndal

Rama: Pas karburanteve dhe ushqimeve bazë, do kontrollojmë edhe

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se pas karburanteve dhe ushqimeve bazë do të nisë kontrolli edhe për çmimet e inputeve bujqësore.

Rama deklaroi se rritjen e kostove nuk ka asnjë qeveri në botë që mund ta ndalojë.

“Filluam të dëgjuam shumë nga këta që përgjithësisht nuk e kanë idenë farëe se çfarë po ndodh se thonë ky është fundi i Bujqësisë. Sot janar shkurt i këtij viti me këtë efekt kemi 14% plus eksporte krahasur me një vit më parë. Jam i bindur që do të ecë më shumë. Ministrja do thotë edhe tjetrën që me ndërhyrjen që po bëjmë për të mbajtur nën kontroll disa çmime.

Jo për të vendosur çmime se nuk vendos çmime qeveria,. Nëse unë vendos çmime si do populli për një falimenton çdo gjë këtu. Nëse e bëjmë me urdhër nuk ka më naftë. Si do të ndodhte sikur të bëhet me urdhër që ju grurin që prodhoni këtu do e shisni kaq. Do falimentonin. Nuk do kishte furnizim. Qeveria në kushtet e krizës ka të drejtën të monitorojë çmimet e shumicës dhe pakicës për karburantit për karburantin, ushqimet bazë dhe inputet bujqësore.

Nëse rritja e çmimeve ndodh në të gjithë botën nuk ka qeveri që e ndalon. Shikoni karburantin sot se çfarë ndodh në shumë vende të Europës. Ka pasiguri të madhe që e ka çoroditur tregun. Njësoj si familja që nëse thonë shiko se javën tjetër mund të ketë përmbytje të madhe. do tërhiqet dhe do fillojë të marrë masa. Kështu është edhe tregu e ndjen menjëherë”, u shpreh Rama.