AKTUALITET, 19 Mars 2022, 14:17

“Na u ndez llampa”, protestuesit letër drejtorit të policisë Gledis Nano: Do qëndrojmë 24 orë në tubim kundër rritjes së çmimeve

“Na u ndez llampa”, protestuesit letër drejtorit të

Një përfaqësi e protestuesve që janë mbledhur sot para kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve i kanë dërguar një shkresë drejtorit të policisë së shtetit Gledis Nano ku e njoftojnë se tubimi do të zgjasë për 24 orë.

Ata thonë se në protestë do të marrin pjesë rreth 2000 qytetarë, ndërsa kërkojnë të merret masat që të garantohet e drejta e tyre për t’u shprehur.

“Në dorë do të kemi pankarta ku do të ketë mesazhe ne lidhje mesa sipër citova. Nuk parashikoj dot kush dhe si do flasë, unë do mbaj një fjale që i drejtohet Këshillit të Ministrave dhe qytetareve ku sigurisht do respektoj përcaktimet ligjore”, thuhet në shkresë.

Ju drejtohem me këtë shkresë për t’ju bërë me dije se në datën 19 Mars në oraret e përcaktuara në objektin e këtij njoftimi ne shtetasit e mësipërm së bashku me aktivist të tjerë do të reagojmë kundër rritjes së çmimit te bukës, naftës, gazit. Reagimi do të jetë në formën e qëndrimit dhe thirrjeve përpara institucionit të Kryeministrisë.

I nderuar 7 Drejtor, siç komunikuam dhe dje se bashku, qytetaret kane vendosur te qëndrojnë ne shesh për 24 orë. Nga ana jone do merren masat për te liruar kalimin për çdo rast urgjence pasi te na e komunikoni ju. Kërkojmë bashkëpunimin tuaj për mbarëvajtjen e këtij tubimi paqësor.

Ky njoftim behet bazuar në Ligjin Nr 8773 date 23.04.2001 Per Tubimet neni 7 për tubimet urgjente.

Qëllimi i tubimit: Reagim kundër abuzimit me çmimet e karburantit, ushqimeve dhe gazit.

Data e zhvillimit të tubimit: 19.03.2022

Ora i zhvillimit të tubimit: 11.00 e paradites deri ne 11.00 te paradites date 20.03.2022. Nëse gjatë tubimit do të ketë zhvillime të tjera do të njoftoheni me shkrim përmes emailit. Itinerari i tubimit: përpara Kryeministrisë ku dhe do qëndrohet e do paraqiten kërkesat;

Numri i përafërt i pjesëmarresve: Referuar marshimit të datës 13.03.2022 parashikojmë se do të marrin pjese rreth 2000 qytetarë, mbase dhe me shume;

Ju lutem merrni masat që të garantoni te drejtën tone per t’u shprehur!

Në dorë do të kemi pankarta ku do të ketë mesazhe ne lidhje mesa sipër citova. Nuk parashikoj dot kush dhe si do flasë, unë do mbaj një fjale që i drejtohet Këshillit të Ministrave dhe qytetareve ku sigurisht do respektoj përcaktimet ligjore

Në përmbushje të rregullave në kundër te luftes ndaj Covid-19 do të jem i pajisur me maske. Protesta do te jete paqësore dhe me mesazhe kundër rritjes së çmimeve te tilla si “Na u ndez llampa”.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!

Personat që kanë dërguar shkresën

Martin Gjonaj,

Ervin Goci,

Edlira Cepani,

Mirela Karabina Cerraga,

Rezarta Caushaj,

Redon Meksi,

Migen Qiraxhi,

Rigels Xhemollari,

Artan Manushaqe,

Andi Tepelena

Florjan Binaj,

Panajot Soko,

Marin Mema

“Na u ndez llampa”, protestuesit letër drejtorit të

“Na u ndez llampa”, protestuesit letër drejtorit të