AKTUALITET, 9 Shtator 2022, 21:05

Berisha sulmon Ballën: Më kriminel se Suel Çela dhe Gentian Sharra

Berisha sulmon Ballën: Më kriminel se Suel Çela dhe Gentian

Në një takim me qytetarë të Prrenjasit kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha bëri akuza të forta për mazhorancën që qeveris vendin dhe përfaqësuesit e saj. Berisha tha se Rama kontrollon sot të gjitha pushtetet.

“I kontrollon këto sepse ai dhunoi votën. Ai përdori sistemin e vjetër të diktaturës, atë të patronazhistëve të cilët në segmente të tëra u shndërruan në terroristë të kuq. Ai përdori bandat dhe ju jeni dëshmitarë se si u skuqën rrugët e Elbasani ditën e zgjedhjeve” – tha Berisha që akuzat më të rënda i bëri për kreun e deputetëve socialistë Taulant Balla.

“Ju keni dëgjuar Sali Berishën që të akuzojë Suel Çelën, një bandit, vrasës, apo Gentian Sharrën, por ju garantoj se më i rrezikshëm, i inkriminuar dhe më kriminel se ata është deputeti i tyre në parlament, Taulant Balla. Pse kjo?

Nëse një zonë, një qytet, komunitet, terrorizohet nga një bandë, dijeni se është bandë e qeverisë. Nuk ka banditë, grabitqarë, vrasës, që mund të terrorizojë një komunitet në rast se qeveria është kundër tij dhe kërkon të bëjë ligjin” – tha Berisha.