AKTUALITET, 9 Shtator 2022, 20:12

“Do të subvencionojmë 100% transportin publik”- Berisha: Zotimi solemn i yni është përgjysmimi i barrës fiskale të naftës

“Do të subvencionojmë 100% transportin publik”- Berisha:

Ish-kryeministri, Sali Berisha, deklaroi këtë të premte gjatë një takim me banorë të Prrenjasit, se me ardhjen e PD-së në pushtet barra fiskale e naftës do të përgjysmohet.

Sipas ish-kryeministrit çmimi i naftës në Shqipëri është kaq i shtrenjtë për shkak të 250 mijë tonë karburant që kalojnë pa doganë.

Ai shtoi se dy nga zotimet solemne të PD-së janë ulja e taksave të naftës dhe  subvencionim 100% i transportit publik.

“Nafta, do të përgjysmohet barra fiskale është zotim solemn i yni. Nuk ka diskutim që ka një spekulim të madh. Nuk ka diskutim që janë sipas statistikave mbi 250 mijë tonë kontrabandë dhe prandaj paguhet nafta kaq shtrenjtë këtu. Ka dhe një gjë tjetër, ky ka vendosur një taks absurde, të paimagjinueshme, sa është taksa në Shqipëri është çmimi në shitje në SHBA. Me taksën që taton ky ajo shitet në pompë, në benzinatë atje. Kjo taksë nuk ekziston kund në botë, do të përgjysmohet, sikundër do të subcencionohet 100% transporti publik, për të lehtësuar lëvizjen”, tha Berisha.