TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, ka hapur dyert ditën e sotme, për mbajtjen e homazheve dhe ngushëllimeve për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II.
Në ambjentet e ambasadës, është vendosur portreti i Mbretëreshës dhe një libër ngushëllimesh.
Presidenti Begaj ka qenë i parë që ka vizituar ambasadën duke ofruar ngushëllimet e tij.

Gjithashtu edhe Princi Leka është parë të hyjë në ambasadë për të nderuar Mbretëreshën dhe për të ofruar ngushëllimet e tij.

Flamuri i MB është ulur në gjysmë shtizë edhe në ambasadën në Tiranë dhe në muret e jashtme të saj janë vendosur kurora lulesh.


Mbretëria e Bashkuar është në zi pas ndarjes nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II në moshën 96 vjeçare.
Në ditët e ardhshme do të ketë një funeral shtetëror për të.






