TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një sherr mes italianëve dhe shqiptarëve në San Felice a Cancello në zonën e Casertës ka përfunduar me katër të arrestuar.
Sipas medieve italiane, një 36-vjeçar italian i kishte ngacmuar të dashurën 21-vjeçarit shqiptar.
Kur mbërritën në vendngjarje, karabinierët e gjetën 36-vjeçarin duke debatuar me 21-vjeçarin, të dy të mbështetur nga burra të tjerë.
Italianët dhe shqiptarët ishin përballë njëri-tjetrit duke u përleshur me gurë dhe shkopinj, shkruajnë mediat italiane.
Karabinierët arritën me vështirësi t’i bllokonin. Dy shqiptarët dhe dy italianët u arrestuan dhe janë në pritje të gjykimit.