AKTUALITET, 13 Maj 2022, 18:19

Berisha: PD do të bëjë gjithçka që emigracioni dhe diaspora të votojnë

Berisha: PD do të bëjë gjithçka që emigracioni dhe

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hapur pasditen e së premtes fushatën për garën e kreut të ri të PD, zgjedhjet të cilat do të mbahen në 22 maj.

Berisha ka zgjedhur qytetin e Elbasanit për të nisur fushatën.

Gjatë takimit me demokratët, Berisha premtoi se ai do të bëjë çmos që emigrantët dhe diaspora të kenë të drejtën e votës.

Ne do të punojmë çdo ditë që çdo shqiptar të ketë të drejtën e votës. I thashë Ramës në vitin 2013 që të fusnim emigrantët që të votonin, por më tha se nuk do të futej në zgjedhje. Tani le të bëjë ç’të dojë, ne do të bëjmë gjithçka që emigrantët dhe diaspora të votojnë”, tha Berisha.