AKTUALITET, 13 Maj 2022, 17:43

Berisha zbulon bisedën me Bashën: Më tha se nëse nuk më përjashtonte do të kishte pasoja, si iu përgjigja

Berisha zbulon bisedën me Bashën: Më tha se nëse nuk më

Ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur sot fushatën në garën për kryetar të PD nga Elbasani. Ai foli për ndryshim në vend dhe tha se qëndrimi i tij kishte në themel si energji dashurinë për këtë vend dhe për këtë komb. Berisha ka zbuluar bisedën me ish-kreun e PD-së Lulzim Basha, ku i kërkohej përjashtimi i tij nga PD.

“Cila është rruga për ta ndryshuar, janë idealet tona. Një moment ju u ngritët, kur patë që PD po dilte nga skena, e ndjetë, dhe vendosët ta rikthenit dhe e rikthyet, e rithemeluat. Në këtë stad ne realizuam atë që të paktë ishin ata që e imagjinon dhe ne e realizuar me idealet tona, me besimin te njeri-tjetri dhe me dashurinë për vendin sepse vendi duhet të ketë opozitë të vërtetë.

Ne nuk blejmë vota, ne nuk bëjmë presione, nuk frikësojmë njerëz, përkundrazi ajo që ne ofrojmë respekt dhe dashuri për vendin, për kombin dhe individin. Ndaj kam ardhur te ju që t’ju ftoj të vazhdojmë në këtë betejë, për interesin e gjithsecilit, për interesin e vendit. Nuk ka fatkeqësi më të madhe se ta braktisësh atë në funksion të albanofobëve.

Miqtë e mi unë e kuptoj se shumë debate ka pasur mbi qëndrimin e Sali Berishës dhe jam i bindur se jo të gjithë e kanë pasur të qartë se ky qëndrim në mënyrë absolute kishte në themel si energji dashurinë për këtë vend dhe për këtë komb dhe kjo ishte forca ime.

E ka shpjeguar në keqinterpretim Lulzim Basha njëherë këtë gjë. Në një bisedë me të më tha se po qe se nuk e përjashton Sali Berishën, fëmijët e tij do kenë këto dhe ato pasoja. Pastaj i them unë, pastaj më tha nëse nuk e përjashton, PD do ketë këto-këto pasoja. Pastaj i them unë, po edhe Shqipëria do ketë. Po i them unë që të gjitha këto le të bëhen sepse fëmijët e mi, PD, kombi im dhe vendi im më të keqen kanë turpërimin, kanë përccmimin, kanë nënshtrimin dhe atë unë s’mund ta pranoj kurrë”, tha Berisha.