TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ilir Meta, po vijon të shpërndajë dekorata me ritëm të lartë edhe në ditët e fundit që i kanë mbetur në krye të Presidencës.
Së fundmi, Meta i ka dhënë titullin "Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut", pastorit Akil Pano, me motivacionin se ky i fundit ka mbrojtur familjet shqiptare, lirinë e fjalës dhe të besimit.
Kujtojmë se Akil Pano, pak kohë më parë u përfshi në polemika me komunitetin LGBT pas disa deklaratave në emisione televizive, të cilat u konsideruan nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, si "gjuhë urrejtje".
Sipas Metës, Akil Pano ka "mbrojtur institucionin e familjes, lirisë së fjalës dhe të besimit" dhe këtë e ka bërë për plotë tre dekada.
"Me mirënjohje ndaj përkushtimit në drejtim të mbrojtjes së institucionit të familjes, lirisë së fjalës, si dhe besimit gjatë tri dekadave të fundit. Në vlerësim të angazhimit si promotor i vlerave të larta morale, qytetare, kombëtare dhe të solidaritetit njerëzor, duke investuar të gjithë kapacitetin e tij shpirtëror dhe intelektual në shërbim të komuniteteve të ndryshme në Shqipëri".

