AKTUALITET, 13 Maj 2022, 15:38

Dorëzohet në Kuvend mocioni për debat urgjent pas deklaratave të kryeministrit Rama. Ja kush ka firmosur

Dorëzohet në Kuvend mocioni për debat urgjent pas deklaratave

Mocioni për debat urgjent është dorëzuar këtë të premte në Kuvendin e Shqipërisë, firmosur nga deputetët demokratë të Rithemelimit si dhe të LSI-së.

Lajmin për dorëzimin në Kuvend të kërkesës e bën me dije në një postim në rrjetet sociale nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

Vasili, Kryemadhi dhe Erisa Xhixho janë ndër deputetët që kanë firmosur kërkesën për mocion.

Kujtojmë që ish-kryeministri Sali Berisha e firmosi kërkesën para kamerave në konferencën me mediat, për mocionin me debat ku kryeministri Edi Rama duhet të japë shpjegim para shqiptarëve se kush është qëndrimi që ai do të mbajë nëse nuk hapen negociatat.

Në kërkesë thuhet se “meqë bëhet fjalë për një çështje të një rëndësie jetike për të gjithë qytetarët shqiptarë, kërkojmë nga ana juaj mbledhjen urgjente, brenda ditës së premte, datë 13 maj 2022, të konferencës së Kryetarëve dhe thirrjen e Parlamentit në seancë të jashtëzakonshme ditën e hënë, datë 16 maj 2022, ku të debatohet rreth çështjeve të integrimit evropian dhe të shprehet edhe një herë vullneti për rrugën pro evropiane të Shqipërisë në BE”.

Kujtojmë që data në të cilën kërkohet seanca e jashtëzakonshme, përkon me datën e caktuar për votimin e raundit të parë për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Dorezohet ne Parlament Mocioni per Debat Urgjent!(DOKUMENTI).
Deklaratat e turpshme serboruse te Rames per ndryshim kursi te integrimit europian jane tradheti e hapur ndaj te ardhmes se vendit.

Deputetët që kanë firmosur:

Petrit Vasili
Erisa Xhixho
Monika Kryemadhi
Edmond Spaho
Oerd Bylykbashi
Albana Vokshi
Belind Këlliçi
Edi Paloka
Sali Berisha

Dorëzohet në Kuvend mocioni për debat urgjent pas deklaratave

Dorëzohet në Kuvend mocioni për debat urgjent pas deklaratave