AKTUALITET, 11 Qershor 2024, 14:24

“O hero krejt Shqipëria ty të do”/ Me këngën e ish-kryeministrit dhe me valle, simpatizantët festë në selinë blu pasi gjykata i dha PD-në Berishës

“O hero krejt Shqipëria ty të do”/ Me këngën e

Simpatizantët e Partisë Demokratike dhe Sali Berishës kanë festuar pasi gjykata i dha vulën e PD-së ish-kryeministrit.

Militantët demokratë kanë pritur me këngën e Sali Berishës dhe me valle vendimin e Gjykatës së Apelit, që dha fund zvarritjes në dyert e gjykatave të çështjes së vulës së PD-së.

“O Berishë, o hero krejt Shqipëria ty të do”, “Fitore historike e Partisë Demokratike”, brohorasin simpatizantët në derën e selisë së PD-së, ndërsa në sfond është vendosur kënga për Sali Berishën.

Një prej simpatizantëve shihet me veshje popullore teksa feston vendimin e Apelit.