AKTUALITET, 7 Shtator 2023, 17:33

KQZ merr vendimin për zgjedhjet në Kukës, kandidati i Rithemelimit garon nën siglën e “Bashkë Fitojmë”

KQZ merr vendimin për zgjedhjet në Kukës, kandidati i

Kandidati i Rithemelimit, Emir Vata, do të garojë në zgjedhjet për bashkinë e Kukësit nën siglën e koalicionit “BF”.

Mësohet se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar koalicionin “Bashkë Fitojmë” mes Partisë së Lirisë dhe Partisë Demokristiane. Edhe këtë herë, kandidati i Berishës, do të garojë nën siglën e PL-së dhe PDK-së.

KAS ka rrëzuar kërkesën e Rithemelimit për garimin e kandidatit të saj nën siglën e PD-së, gjë që do e bëjë kandidati i Partisë Demokratike zyrtare.