TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Qendrat shëndetësore verore të cilat u çelën më 15 qershor në të gjitha zonat turistike, për të ofruar shërbim sa më të shpejtë për pushuesit, shumica thuajse janë mbyllur. Vetëm disa prej tyre do të jenë funksionale deri në 15 shtator. Drejtoresha e operatorit shëndetësor, Mirela Cami bën me dije për euronews se fluksi i pushuesve që kanë pasur nevojë për shërbim ka qenë i lartë. “Mbi 50 mijë pushues janë drejtuar për të marrë shërbim shëndetësor, që vijon me vizita rutinë, rasteve emergjente si për çarje, prerje e kështu me radhë, kryerjen e testeve për COVID, 30% kanë qenë pushues të huaj,” – u shpreh ajo.
90% e vizitave dhe emergjencave shëndetësore kanë marrë zgjidhje brenda qendrës ku pacienti është adresuar, ndërsa ata që kanë pasur nevojë për mjekim të specializuar janë drejtuar në spitalet rajonale. “Janë në dispozicion 18 postacione të urgjencës kombëtare në rast se stafi vlerëson se pushuesi ka nevojë për një shërbim të një niveli tjetër atëherë pushuesi drejtohet në spitalet rajonale,” – deklaroi Cami.
Mbyllja e qendrave shëndetësore verore, nuk do të thotë që qytetarët do të mbeten pa shërbim. “Duhet të saktësoj që këto qendra verore kanë qenë në përforcim të qendrave aktuale, dhe këtu ku them që mbyllet qendra verore shërbimi jepet nga qendra mëmë e cila është e hapur gjatë gjithë vitit”, -sqaroi Cami. Në 30 qendrat shëndetësore verore kanë dhënë shërbim shëndetësor mbi 150 mijë mjekë dhe infermier.