AKTUALITET, 21 Mars 2025, 14:26

Berisha ironizon raportin Rama-Basha: Përpiqet të mbulojë skenaret me shkëmbimet idilike me Lul Bravën dhe Unikkatilin!

Berisha ironizon raportin Rama-Basha: Përpiqet të mbulojë

Në konferencën me gazetarët, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli ndër të tjera për raportin e kryeministrit Edi Rama dhe Lulzim Bashën.

Kohët e fundit Rama dhe Basha kanë krijuar një debat me plot batuta në rrjete sociale, ku thumbojnë njeri-tjetrin.

Lidhur më ketë, Berisha tha se kryeministri Edi Rama po tenton të mbulojë përmes kësaj skenaret e tij mafioze dhe përfshirjen e tij pas statuseve të Erion Veliajt në Facebook.

“Por skenarit i prin Don Edvini, padrino. Skenarin përpiqet ta mbulojë me shkëmbime idilike me Lul Bravën dhe Unikkatilin. Jo kënga thotë këto, jo kënga thotë ato. A mund të mashtrohet një komb i tërë me gjëra të tilla? Shko pyet nëpër redaksi se si merren në telefon redaksitë dhe u thuhet mos më harroni këtë idilin e ri me Bravën”, tha Berisha.