TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sali Berisha është zotuar se me ardhjen e PD-së në pushtet, procesi i integrimit në Bashkimin Euopian do të jetë i pandalshëm.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës së tij të përjavshme me gazetarët, ka komentuar procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke e cilësuar PD-në si forcën kryesore që ka udhëhequr rrugën e integrimit në institucionet ndërkombëtare.
“Qëllimi madhor i PD është integrimi i Shqipërisë në BE, por ky proces duhet të bazohet në meritë, me dy shtylla kryesore: funksionimin e shtetit ligjor dhe një ekonomi tregu funksionale”, theksoi Berisha, duke garantuar se PD do të sigurojë vijimin e pandalshëm të këtij procesi.
Ai gjithashtu kritikoi ashpër kryeministrin Edi Rama, duke e akuzuar për mashtrime lidhur me premtimet për integrimin e vendit në BE brenda vitit 2027 apo 2030.
“Në mbledhjen e fundit, Këshilli Evropian në Bruksel i tregoi Ramës të vërtetën, duke refuzuar hapjen e kapitujve të rinj dhe duke mos caktuar asnjë datë për integrimin e Shqipërisë”, deklaroi ai, duke nënvizuar se vendi ka mbetur peng i një qeverisjeje që, sipas tij, nuk respekton standardet e kërkuara nga BE.
Berisha e përmbylli deklaratën e tij duke ritheksuar angazhimin e PD për të rikthyer Shqipërinë në rrugën e vërtetë të integrimit evropian, duke siguruar që reformat e domosdoshme do të realizohen me vullnet dhe përkushtim.
Premtimet e Ramës që integrimin deri në 2030, i cilëson mashtrime, duke thënë se “në mbledhjen e fundit të Këshillit të Përgjithshëm të BE në Bruksel, i vendosi karton të kuq mashtruesit. Vendosi të mos hapë kapitujt e tjerë me Shqipërinë. Vendosi të mos caktojë as datë për hapjen e kapitujve”.
Berisha: Do të pastrojmë shtëpinë tonë nëpërmjet shtetit ligjor. Bandat e lidhura me bandat, politikanët e lidhur me bandat do të dalin para ligjit. Garantojmë se procesi i integrimit të Shqipërisë në BE do të jetë i pandalshëm. Falënderoj Këshillin e Ambasadorëve që i dha goditje fatale fushatës së mashtrimit të Edi Ramës për anëtarësimin e Shqipërisë në 2027 apo 2030. Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Përgjithshëm të BE në Bruksel, i vendosi karton të kuq mashtruesit.
Vendosi të mos hapë kapitujt e tjerë me Shqipërinë. Vendosi të mos caktojë as datë për hapjen e kapitujve. Informoi shqiptarët se nuk ka asnjë datë për hapjen e negociatave dhe se Brukseli nuk pranon një proces tjetër veçse të bazuar në plotësimin e kritereve dhe standardeve të BE.
Ndaj Edi Rama qarkullon si kreu i një organizate kriminale, si fantazmë nga një sallë në një tjetër me një pasaportë shqiptare, duke thënë se kjo di të jetë europiane. Mori përgjigje përfundimtare në Bruksel
Rama, sharlatan mashtrues i papërgjegjshëm që kërkon të mbulojë vonesën 12-vjecare, ngadalësimin e procesit për 12 vite me radhë.