TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po viziton varrin e babait të tij, në fshatin Burojë të Skenderajt.
Nën masa të rrepta të sigurisë, Thaçi u soll nga Haga në Kosovë pesë ditë pas vdekjes së babait të vet, Haxhi Thaçit, dhe tri ditë pas varrimit.
Thaçi nuk u lejua nga Gjykata Speciale e Hagës që të shkonte në Kosovë në ditën e varrimit, ndërsa sipas raportimeve nga mediat në Kosovë, ish-kreu i PDK ka marrë lejen për të shkuar sot në vendlindje.
Ai ishte pak ditë më parë në Prishtinë, ku vizioi të atin në QKUK ku ai ndodhej në gjendje të rëndë për jetën.
