TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në ambientet e COD, në Kryeministri po prezantohet raporti i GRECO-s për Shqipërinë për luftën antikorrupsion. Rama tha se sipas vlerësimit, Shqipëria konsiderohet lider rajonal në politikat kundër korrupsionit.
“Shqipëria konsiderohet lider rajonal në politikat kundër korrupsionit, me rezultatet me të lartë në ekonominë e Ballkanit për për masën e politikave antikrrupsion, duke tejkaluar ndjeshëm rajonin në fushat e [parandalimit të korrupsionit, si edhe në fushën e hetimeve dhe ndjekjeve penale, përpjekje për të parandaluar dhe luftuar korrupsionin, sipas raport, falë një kuadri gjithëpërfshirës ligjor dhe institucional.
Kjo është një tërësi faktesh që shpjegon se përse Shqipëria sot është në pararojë të procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE, pse Shqipëria sot ka kap për të përmbyllu negociatta brenda 2027.
Do vazhdojmë me hapjet e kapitujve të tjerë, ndryshe nga çfarë është thënë ditën e fundit në pasqyrat e kënetës politike dhe mediatike”, tha Rama.
Drejtori i përgjithshëm për të drejtat e njeriut në Këshillin evropian, Gianluca Esposito tha: “Raundi i fundit i vlerësimit, autoritetet shqiptare kanë ngritur një sistem në përputhje me standartet e Grekos.
Askush nuk është imun ndaj korrupsionit. Mund t’ju siguroj se duke bërë këtë punë për një kohë të gjatë, korrupsioni nuk është çështje kombësie, pasaporte apo vendndodhje por një çështje integriteti personal dhe sistemeve që e parandalojnë atë. të gjithë mund ta ndalojmë në institucione. Por çështja se si mund ta trajtojmë që të mos bëhet vepër korrupsioni.
Prandaj jam i lumtur që Shqipëria i ka plotësuar këto masa për të parandaluar korrupsionin në dy pjesë të rëndësishme të administrata publike. Urimet e mia për të gjithë ekipin që ka punuar në Shqipëri dhe Strasburg sepse është përpjekje e përbashkët.”, tha ai.
*GRECO (Grupi i Shteteve kundër Korrupsionit) është një organ i Këshillit të Evropës që ka si qëllim të luftojë korrupsionin në sektorët publikë të shteteve anëtare.