TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në një kompani prodhimi parfumesh në Durrës. Ai tha se mbështetja për sipërmarrjet që investojnë dhe krijojnë zhvillim është rruga drejt një ekonomie më të fortë.
Në takimin me punonjësit, Rama vlerësoi punën e kompanisë, ndërsa shtoi një shembull të tillë duhet të ndjekin edhe biznese të tjera që operojnë në vend.
“Më vjen mirë që jam këtu dhe që pashë nga afër këtë realitet që është një realitet model. Po ashtu më vjen mirë me çfarë dëgjova nga sipërmarrësi holandez, për në rradhë të parë punonjëset dhe paralelisht edhe për specialistët dhe krahun e ekspertizës dhe tha që as nuk e kishte imagjinuar se në Shqipëri do të gjente burime njerëzore të kësaj cilësie. Më vjen mirë që ky realitet nuk është thjesht i bukur në dukje, apo ku prodhohen produkte të cilësisë së lartë, ku ata paguajnë denjësisht me pagë mesatare 900 euro dhe prandaj kompania nuk ka probleme të gjetjes së punonjësve, por përkundrazi, ka rradhë për të hyrë në punë këtu.
Akoma më për të ardhur mirë është fakti që këtu respektohen ditët e pushimit që nënat dhe vajzat që janë këtu kanë mundësi të qëndrojnë me familjen, vajzat të dalin me të dashurit, në vend që të vijnë këtu edhe të shtunë dhe të diel dhe të harrojnë se ka jetë jashtë këtyre mureve. Për këtë arsye kemi vendosur që këtë sistem, do ta imponojmë edhe në kompanitë ku nuk respektohet kjo e drejtë për të pasur ditë pushimi.
Më vjen shumë mirë që ambasadori përmendi që kjo kompani është këtu dhe është në zhvillim e sipër dhe që është e kënaqur, se këta nuk kënaqen kollaj. Do të mbështesim fort në çdo hap kompaninë se ka plan për të marrë më shumë punonjës dhe zgjeruar më shumë hapësirat e punës.”, u shpreh kryeministri.
Kreu i qeverisë foli gjithashtu edhe për projektet që janë bërë dhe pritet të bëhen në këtë zonë.
“Sikundër Ani e tha, në këto vite kemi përjetuar transformim të këtij territori, se është rritur shumë kërkesa, edhe falë faktit që janë bërë ndërhyrje të domosdoshme, duke filluar nga fusha kanceroze e plehrave, që është zëvendësuar nga një territor i gjelbër. Kemi në vijim edhe projekte të tjera për jetëzimin e kësaj zone. Do të bëjmë investim të madh për kampusin për t’u dhënë mundësi studentëve për të pasur rezidencën e tyre. Do të ndërtojmë portin e ri dhe shumë gjëra të tjera të mira në proces.”, tha kryeministri.