TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetarja e deleguar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani ka shkarkuar nënkryetaren Sara Goxhaj dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Alban Dokushi.
Dy ditë më parë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj emëroi nga qelia Sara Goxhajn si kryetare të komanduar. Por dje Veliaj tërhoqi vendimin duke lënë në fuqi urdhrin e mëparshëm që i delegonte kompetencat Anuela Ristanit.
Alban Dokushi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme të martën ku u pyet lidhur me çështjen hetimore të Erion Veliajt.