TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ashtu si edhe në protestën përpara shtëpisë së tij, kur ishte me masës sigurie, Sali Berisha ka pagëzuar dhe rrugën përpara Kryeministrisë si “Sheshi i Lirisë”.
Në aktin e tretë të “Foltores 2” që përsëritet çdo të hënë, kreu i demokratëve, u shpreh përpara mbështetësve të tij se mision i madh është largimi i kësaj qeverie që e ka varfëruar vendin, teksa sulmoi kryeministrin se ka marrë në mbrojtje zv.kryeministren Balluku.
“Ky është Sheshi i Lirisë. Ne kemi njohur shumë pushtime, diktatura e mënxyra, por kurrë nuk jemi kthyer 100 vite pas si në këto vite. Nuk kemi humbur 45% të materies kombëtare si këto 10 vite. Asnjëherë nuk jemi varfëruar më shpejt. Nuk ka pasur një grup antikombëtar si sot. Jemi dëshmitarë të një krize të paimagjinueshme, e cila zhveshi lakuriq para shqiptarëve hajdutin më të madh, Edi Ramën.
U desh akuza e bazuar në dokumente zyrtare, të vjedhjes së 50 mln euro nga zv.kryeministrja për të bërë që Edi Rama tu thotë shqiptarëve se hajduti jam unë dhe paratë i kam marrë unë dhe drejtësisë i tregoj bërrylin dhe se lejoj. Nuk ka ndodhur kjo.. Cilido do të kishte vetëm një rrugë, largimin e menjëhershëm. Por nuk e largon dot se paratë i ka marrë ai. Kjo është një sasi e vogël”, tha Berisha përpara kryeministrisë.