AKTUALITET, 1 Dhjetor 2025, 16:26

Ishte në “kafen” e Salianjit, ja detyra që Berisha i besoi Xhemal Gjunkshit

Ishte në “kafen” e Salianjit, ja detyra që Berisha i besoi

Partia Demokratike ka emëruar Xhemal Gjunkshin si Këshilltar për Sigurinë Kombëtare pranë kryetarit Sali Berisha.

Vendimi, i nënshkruar ditën e sotme, mbështetet në nenin 46 të Statutit të PD-së dhe hyn në fuqi menjëherë.

Ky hap konsiderohet pjesë e përpjekjeve të PD-së për të forcuar kapacitetet profesionale dhe për të konsoliduar strukturat e brendshme.

Gjunkshi ka qenë ndër figurat që iu bashkua tryezës së drejtuar nga Ervin Salianji për përditësimin dhe rinovimin e strukturave drejtuese të partisë.