AKTUALITET, 1 Dhjetor 2025, 15:17

Shkoi në Itali si turist, shqiptari kapet duke trafikuar drogë! Me precedentë penalë

Shkoi në Itali si turist, shqiptari kapet duke trafikuar drogë! Me

Policia Italiane në Napoli arrestoi një shqiptar në zonën e Caserta, teksa ishte përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

I dyshuari, që kishte shkuar si turist në vendin fqinj, u kap teksa trafikonte 10 kg drogë me makinën e tij. Shqiptari ishte i akuzuar më parë për krime të ndryshme, kryesisht kundër pronës.

Për këtë arsye, oficerët kontrolluan automjetin, me një rezultat pozitiv pasi në bagazh u gjet e fshehur një sasi e madhe lëndësh narkotike, me një peshë totale prej afërsisht 5 kg hashash dhe 5 kg marihuanë.

Pjesa më e madhe e pakove të drogës mbanin logo, që dyshohet se përcaktonte grupin që e kishte porositur dhe ku do dërgohej malli.

Në dritën e kësaj, shqiptari u arrestua dhe, pas përfundimit të formaliteteve të zakonshme, u dërgua në burgun lokal të Capua, në pritje të seancës dëgjimore të vlefshmërisë.