AKTUALITET, 1 Dhjetor 2025, 13:35

'Propozimet, në forume'/ Takimi i Salianjit me fituesit e Primareve, Berisha: S’kam ndërmend t’i them askujt që mendimet mos t’i shprehë publikisht

'Propozimet, në forume'/ Takimi i Salianjit me fituesit e

Kryedemokrati Sali Berisha, pas takimit të Ervin i Salianjit me më të votuarit e primareve dhe 11 Majit, tha se çdo anëtar i partisë është i lirë të shprehë çdo mendim.

Berisha theksoi se nuk ka ndërmend t’i thotë askujt që të mos thotë publikisht mendimin, por shtoi se “normale është që të shprehen brenda forumeve”.

Sali Berisha: Kjo parti ka forumet e veta, ku çdo anëtar drejtues e mbështetës është i ftuar të shprehë lirisht çdo mendim.

Natyrisht, nuk kam ndërmend t’i them asnjë njeriu që mendimet të mos i shprehë publikisht në mediat e qeverisë apo ku të duan.

Por normale në një parti është që mendimet, propozimet e opinionet të shprehen brenda forumeve të partisë.

Kam pritur, po. Kanë ardhur vetë, s’kam thirrur asnjë prej tyre. Kam biseduar, e kam thënë dhe e e them që janë personalitete të çmuara të PD. Por PD si çdo forcë tjetër politike ka aktivitetin e saj brenda forumeve.