TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbërritur para Kryeministrisë për të marrë pjesë në Foltoren e tretë radhazi të opozitës, ku kërkohet dorëheqja e qeverisë pas skandaleve korruptive dhe marrjes së pandehur të zv/kryeministres Belinda Balluku.
I shoqëruar, Berisha u prit nga protesutesit prezentë në bulveardin “Dëshmorët e Kombit”. Pjesë e tubimit janë edhe deputetë dhe eksponentë të tjerë të PD.
Berisha është edhe një prej folësve në tubim, ndërsa pritet të mbajë fjalimin e tij i fundit në listën e folësve.
Para godinës së qeverisë janë vendosur figura të improvizuara të kryeministrit Edi Rama, zv/kryeministres Belinda Balluku, dhe ish-kryebashkiakëve të dënuar me burg, siç janë Erion Veliaj, Vangjush Dako, apo ish-deputetët dhe ish-ministrat, Ilir Beqaj, Saimir Tahiri, lefter Koka, Alqi Bllako, Jurgis Çyrbja. Përveç kryeministrit, të gjithë të tjerët ishin “dekoruar” me veshje burgu.