TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zyra Arsimore Berat ka shkarkuar nga detyra mësuesin e shkollës ‘22 tetorit’ në Berat, Ëngjëll Bregu, i cili ishte dënuar për “pedolifi” dhe “ngacmim seksual”.
Në një reagim të saj, DAR bën me dije se nuk ishin në dijeni se mësuesi ishte i dënuar, pasi dëshmia e penalitetit që kishte dorëzuar ishte e pastër.
Për ngjarjen reagoi edhe ministrja e Arsimit Evis Kushi ka reaguar përmes një postimi në Facebook, lidhur me rikthimin e mësuesit në këtë shkollë.
Ministrja ka dënuar rastin e punësimit me kontratë të mësuesit në Berat ndërsa thekson se është e pafalshme që persona të tillë të hyjnë qoftë edhe për një orë të vetme në mjediset e shkollave tona.