AKTUALITET, 22 Korrik 2022, 13:14

Berisha flet për lëvizjen e radhës pasi u shpall non-grata nga Britania

Berisha flet për lëvizjen e radhës pasi u shpall non-grata nga

Kreu i PD, Sali Berisha ka thënë se do të këshillohet me ekspertë ligjorë për hapat që do të ndërmarrë pas shpalljes non-grata nga Britania e Madhe.

“Do bëj atë që do këshillohem me ekspertë ligjorë. Nuk e di. Vendi më i përshtatshëm për të paditur për shpifje është Mbretëria e Bashkuar. Di që Britania e Madhe është anëtare e KE, pra juridiksioni i Strasburgut është i plotë. Do më këshillojnë këshilltarët ligjorë dhe unë do jua njoftoj”, tha Berisha.