TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani foli për rezolutën kundër raportit të Dick Martyt të miratuar ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë.
Osmani u shpreh se ky raport është një akt politik që mund të shfuqizohet vetëm nga organe që i kanë miratuar ato dhe shtoi se mirëpresin ndihmë nga Shqipëria që Kosova të bëhet pjesë e KiE për të paraqitur amendamente.
“Një akt politik mund të shfuqizohen vetëm nga organe që i kanë miratuar ato, Kuvendi ka shprehur atë që çdo shqiptar e ka thënë deri sot. Lufta e Kosovës nuk mund të zhbëhet nga askush. Kosova nuk ka pasur asnjëherë çfarë të fshehë. Mbetet e Millosheviçit janë ende në Serbi në kontekst të mentalitetit. Konfirmimin tonë për luftën në Kosovë e keni dëgjuar çdo ditë.
Nuk mund të prisni përshëndetje speciale për një ditë te veçantë sepse qëndrimi ynë është në çdo frymëmarrje tonën. Në çdo punë që bëjmë e nderojmë çdo çlirimtar. Ne e kemi konfirmuar një të vërtetë që nuk do ndryshohet nga askush pavarësisht përpjekjeve të Serbisë. Serbia ka qenë agresori, Kosova ka qenë viktima. Ushtria ka luftuar për lirinë e vendit tonë.
Diçk Marty përgjigjen e ka marrë edhe nga prokurorë të Kosovës. Këto thashetheme kanë rënë në tokë para shumë vitesh. Kosova ka aplikuar për anëtarësim në KiE. Ne mirëpresim ndihmë nga Shqipëria dhe në momentin që Kosova do të ketë të drejta të plota në këtë këshill me përfaqësues do të ketë mundësi që të bëjë propozime brenda vetë organizatës.
Po kthehem te ai argumenti i parë që organi që e miraton një raport ka të drejtë ta shfuqizojë atë. Ju si e dini pikërisht në logjikën e shekullit të XIX që ka vazhduar edhe në shekullin e XX, Serbia edhe sot vazhdon të përgatisë lloj lloj komplotesh dhe sulmesh që ta sulmojë Kosovën. Ne i themi këto të vërteta ne i themi në çdo cep të botës. Jemi shumë krenarë për këtë të vërtetë që do e mbrojmë sot dhe kurdoherë”, tha Osmani.