AKTUALITET, 22 Korrik 2022, 10:50

“Po mos të kisha aq shumë probleme në vendin tim…”- Presidenti Meta në konferencë me Osmanin: Nga 25 Korriku do të bëj më shumë për Kosovën

“Po mos të kisha aq shumë probleme në vendin

Presidenti Ilir Meta është zotuar se nga 25 Korriku pas largimit nga presidenca do të bëjë më shumë për Kosovën dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.

Ai u shpreh se do të kishte bërë më shumë përpjekje nëse nuk do kishte pasur aq shumë probleme në vendin që drejtonte në këto 5 vite.

“E vetmja keqardhje që kam është se mund të kisha bërë edhe më shumë në përkrahjen e Kosovës nëse do kisha më pak probleme të brendshme në vendin tim gjatë këtyre 5 viteve.

Nga dita e hënë do të bëj shumë herë më tepër edhe për Kosovën. Ajo që dua sot të falenderoj për bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi pasur me ju dhe institucionet e Kosovës dhe që do ta vazhdojmë edhe në të ardhmen. Jam i bindur që edhe presidenti i zgjedhur do të vazhdojë këtë traditë shumë pozitive.

Është e rëndësishme ta theksojmë këtë vendimin e gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë sepse ajo e çimentoi pavarësinë e Kosovës dhe rrugën e lirisë, duke ardhur dje për në Prishtinë po mendoja ato katër javët e para të situatës në Kukës pas ndërhyrjes së NATO-s dhe kujtoj ato pamje”, u shpreh Meta.