AKTUALITET, 17 Tetor 2023, 14:19

Berisha dhe Bardhi mbledhin grupin e deputetëve: Nuk do të bojkotojmë. Duhet të fillojmë qëndresën parlamentare

Berisha dhe Bardhi mbledhin grupin e deputetëve: Nuk do të

Gazment Bardhi ka mbledhur Grupin e deputetëve të opozitës, ku është diskutuar për rrëzimin e komisioneve hetimore dhe kërkesës për reformën zgjedhore si dhe për përjashtimin e deputetëve.

Në diskutimet me dyer të mbyllura, Bardhi ka thënë se mazhoranca po u bllokon çdo hapësirë institucionale.

“Do të duhet të kemi një qëndrim. Mazhoranca po na bllokon çdo hapësirë institucionale. Kanë asgjësuar parlamentarizmin”, tha Bardhi.

Në mbledhje, i pranishëm dhe Sali Berisha. Ish-kryeministri është shprehur se duhet të fillojë qëndresa parlamentare. Sipas tij, bojkoti, e favorizon Ramën.

“Duhet të fillojmë qëndresën tonë si parlamentarë. Ne nuk bojkotojmë. Kjo është në interesin e Ramës, por do të bëjmë gjithçka për të krijuar hapësirën tonë si parlamentarë”, tha Berisha.

Ndërsa Oerd Bylykbashi ka thënë: “Ne kërkojmë hapësirën tonë në këtë Kuvend, nuk e fitojmë duke u larguar. Ne duhet të qëndrojmë aty e të përplasemi. Betejën do të duhet ta bëjmë të fortë në seancën dhe në komisione.”