TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Efektivi i policisë me iniciale L. G., i cili u arrestua më 24 Maj pasi u zbulua se ishte i përfshirë në aktivitetin kriminal të prodhimit dhe shitjes së narkotikeve, mësohet se kishte marrë një banesë me qira që përdorej magazinimin e drogës.
Brenda banesës që marrë me qira nga punonjësi i policisë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 500 gr kanabis.
Nga hetimet e AMP-së ka rezultuar se efektivi e përdorte banesën me qëllimin për të magazinuar lëndën narkotike.
Njoftimi:
Fier – Arrestimi i punonjësit të Policisë dhe 3 shtetasve/ AMP sekuestron edhe 500 gr cannabis sattiva
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier-Berat), në kuadër të hetimit proaktiv me metoda speciale, i cili u finalizua gjatë operacionit të datës 24.05.2024 me arrestimin në flagrancë të 4 shtetasve (mes tyre një punonjës policie) dhe procedimin e 2 shtetasve të tjerë, të dyshuar për “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, ka kryer veprimet hetimore, duke bërë të mundur sigurimin e të dhënave, nga të cilat është ushtruar kontroll në një banesë të marrë me qera nga punonjësi i policisë L. G., ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 500 gr lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.
Nga hetimet e AMP-së ka rezultuar se punonjësi i policisë L. G. e përdorte banesën me qëllimin për të magazinuar lëndën narkotike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.
Arrestimi
Efektivi i Fierit, L. G., u vendos në pranga i akuzuar për prodhim e shitje narkotikësh.
Gjithashtu u arrestuan edhe 3 personat e tjerë, shtetasit K. G., L. G. dhe S. L., të cilët ishin kushërinjtë e policit.
Efektivi L. G., së bashku me K.G., e L. G., dyshohen për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, veprimtari të cilën dyshohet se e kryenin në ambientet e një bar kafe, në Patos.
Nga kontrolli i banesës së punonjësit të policisë u sekuestruan në cilësinë e provave materiale një qese 41,25 gr kokainë, 2 cigare me lëndë narkotike hashash, 2 peshore për peshimin e lëndës narkotike, një armë zjarri tip TT, një armë zjarri e llojit Karabinë dhe 11 aparate celularë.
Nga këqyrja e telefonave, u dokumentua implikimi në trafikun e armëve në shtetin grek të shtetasit S. L., i cili u arrestua për “Trafikim i armëve dhe municioneve”, pasi ai negocionte me shtetas të tjerë në lidhje me këtë veprimtari të paligjshme.