AKTUALITET, 17 Mars 2026, 13:03

Berisha konsultohet me qytetarin dixhital: Agasi është parë në Surrel. Së shpejti do t’ia heqin edhe masën e sigurisë! Më 22 mars shqiptarët do të marrin fatin në duart e tyre

Berisha konsultohet me qytetarin dixhital: Agasi është parë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas konsultave me "qytetarin dixhital", ka bërë një "zbulim". 

Berisha tha se Agasi është parë duke udhëtuar me makinën e tij drejt zonës së Surrelit. 

Berisha: "Sipas qytetarit dixhital ai është parë me makinën e tij, jo në eskortën e Edi Ramës, por është parë në një rrugë duke shkuar në Surrel. A fshihet ai në Surrel apo shkoi në takim në Surrel, nuk mund ta them.

Por ju them me siguri se së shpejti do ti hiqet edhe masa e arrestit, sepse Rama me Sokol Sadushin e çliroi Agasin nga masa e arrestit si person nën hetim. Nuk ka më masë arresti për Agasin.

Kështu që gjithçka po shkon drejt konsolidimit të narkoregjimit dhe janë vetëm shqiptarët që do marrin fatin në duart e tyre. 22 marsi është dita e kryengritjes më të fuqishme paqësore që ka njohur Shqipëria në historinë e saj".

Kreu i PD Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të bëhen pjesë e protestës kombëtare më 22 mars.

Në një konferencë për mediat nga selia blu, kryedemokrati u shpreh se 22 marsi është mundësia e qytetarëve që të marrin në duar fatet e tyre dhe të tregojnë revoltën dhe zemërimin ndaj asaj që e quajti “narko-regjim”.

“Gjithçka po shkon drejt konsolidimit të narko regjimit dhe janë vetëm shqiptarët që do të marrin fatin në duart e tyre. Më 22 mars është dita e kryengritjes më të fuqishme ndaj ftoj çdo shqiptar në rrugë dhe sheshet e Tiranës të tregojmë revoltën, zemërimin, përçmimin tonë ndaj regjimit”, tha ai.