TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit pa përjashtuar vranësirat mesatare dhe hera-herës deri të dendura kalimtare në relievet malore në lindje, teksa temperaturat minimale bien në zonat malore.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 10 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era do të fitojë shpejtësi deri në 18 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete Adriatik dhe Jon të forcës 2-4 ballë.