AKTUALITET, 30 Korrik 2024, 11:23

Beleri kundërshton zgjedhjet në Himarë, sot seanca e dytë, avokatja: Të pezullohet dekreti i Bajram Begaj

Beleri kundërshton zgjedhjet në Himarë, sot seanca e dytë,

Fredi Beleri kërkon të pezullojë dekretin e presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve për bashkinë e Himarës më 4 gusht. 

Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën Administrative, ku do të shqyrtohet pretendimi i Belerit.

Avokatja e Fredi Belerit dhe PBDNJ, Klodiana Gjyzari tha se “Presidenti caktoi një datë pa skaduar afati që Fredi Beleri të ankimoi vendimin e KQZ, ka të drejtë deri më 5 gusht ora 16:00”

Më 5 korrik, Presidenti Bajram Begaj dekretoi 4 gushtin si datë për zgjedhjet e reja në Himarë. Vendimi i presidentit erdhi pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi heqjen e mandatit të Belerit si kryebashkiak i Himarës, pas dënimit të tij me formë të prerë me dy vite burg për korrupsion në zgjedhje.