TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Neritan Sejamini deklaroi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV se emrat e ministrave të rinj janë një gjetje e Ramës për të mbajtur pushtetin e tij, që ai e cilësoi patronal, ku pushteti buron nga një individ i vetëm, ndërsa të emëruarit prej tij janë vetëm anonimë që i duhen për të bërë letrat e favoreve ekonomike.
“Unë mendoj se Rama ka ndërtuar në Shqipëri një sistem të mbajtjes perfekt të sistemit, një sistem patronal i politikës, ku i gjithë pushteti buron nga një individ i vetëm që krijon një elitë përqark vetës për ta mbajtur në pushtete. Ai u ofron favore ekonomike. Ky është një sistem i konsoliduar kudo në botë.
Qeveria për Ramën nuk është institucion që duhet të qeverisë në favor të njerëzve, partia bëhet element për favore dhe prandaj ne do kemi shumë pak politikanë në qeveri dhe shumë teknicienë, sepse ata janë personat që bëjnë letrat për të dhënë favore.
Shumë shpejt qeveria do e nxjerrë Sazanin nga zonë ushtarake, bashkë me ushtrinë shqiptare që t’i hapë rrugë projektit të zotit Kushner.
Ministri i ri i Mbrojtjes ishte drejtor i portit të Durrësit dhe e e zhduku dhe e bëri turistik, duke ia dhënë Alabaarit. Ramës i duhen disa letra për të bërë këtë gjë. Ata që ka afruar shumë janë njerëz të specializuar për të dhënë favore, koncesione, kontrata, pasuri publike. Dhe ai zgjedh këta persona dhe sa më anonimë të jesh.
Pra Rama zgjedh persona që i shërbejnë atij për mekanizmin e shkëmbimit të favorit. Në Tiranë një pjesë e madhe e zyrave do jepen për tu bërë kulla sepse këtë vizion ka Rama.
Të gjitha propnat publike nga Velipoja deri në Jug do t’i japë për zhvilllimit të turizmit.
Një element i madh janë paratë e krimit dhe ai deri në 2029 ka bërë një plan të caktuar t’i marrë këto para të pista dhe t’i pastrojë në këto projekte. Ai ka një administratë të caktuar ja bëjnë letrat dhe për 2 javë mbaron dhe bënë investimin. Tipari kryesor i pushtetit në Shqipëri sot është pushteti personal"- tha Sejamini.