TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Edi Rama njoftoi dje në Kongresin Zgjedhor të PS-së ndryshimet e reja në qeveri. Pano Soko, përfaqësues i “Nisma Thurje” i krahasoi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV të emëruarit e Ramës nëpër poste të larta qeveritare si galixhantë sifoni që përdoren nga kryeministri Rama sa herë shkon në tualet dhe i shtyp pasi mbaron punë.
“Qeveria nuk ndryshoi. Qeveria këtu është vetëm Edi Rama, të tjerët vetëm mbajnë poste dhe marrin rroga, përfitojnë edhe para kur vidhen paratë e publikut. Qeveria sot është vetëm Edi Rama, nuk ndryshoi ndonjë gjë.
Ajo që vura re, është që banda e hajdutëve nuk është një bandë, por janë hajdutë të shkalafitur. U reflektua fakti që të gjithë ata, galixhantët e Edi Ramës, janë galixhantë sifoni, kur bën Rama ndonjë gjë në tualet, shtyp ata…
Pra Rama do të shkojë i pastër në zgjedhje. Për inceneratorin e kishte fajin Ahmetaj, për atë të Tiranës e ka Veliaj, për shëndetësinë e ka Ogerta Manastirliu, për këto të ushtrisë e ka Niko Peleshi.
Pra janë emra te koka e galixhantit, që sa herë Rama bën ndonjë gjë, shtyp ata”-tha Soko.