AKTUALITET, 30 Korrik 2024, 10:08

Dyshohet se tentoi të mbyllte një çështje penale në këmbim të parave, AMP ekzekuton masën “arrest në shtëpi” ndaj ish-oficerit të policisë

Dyshohet se tentoi të mbyllte një çështje penale në

Një ish-oficeri i policisë gjyqësore në Berat është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes policore.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale L.F 46 vjeç, ndaj të cilit ishte  caktuar masa e sigurisë arrest në shtëpi, pasi akuzohet për “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.

Nga hetimet disa mujore nën drejtimin e SPAK, u arrit të dokumentohej përfshirja e ish-oficerit të DVP Berat në veprime korruptive, i cili në këmbim të një vlere monetare, tentoi të mbyllte një çështje penale në ngarkim të një qytetari”, thuhet në vendimin e AMP.

Njoftimi:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ekzekutoi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në shtëpi” ndaj ish-oficerit të policisë gjyqësore L.F, 46 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.

Nga hetimet disa mujore nën drejtimin e SPAK, u arrit të dokumentohej përfshirja e ish-oficerit të DVP Berat në veprime korruptive, i cili në këmbim të një vlere monetare, tentoi të mbyllte një çështje penale në ngarkim të një qytetari.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore vijon bashkëpunumin e ngushtë me institucionet ligjzbatuese për të garantuar integritet në rradhët e Policisë së Shtetit dhe strukturave të tjera mbikëqyrëse.