AKTUALITET, 29 Korrik 2024, 22:21

Rama merr rezultat historik në zgjedhjet e ardhshme? Arlind Qori optimist: Ka mundësi të kemi Parlament pa shumicë

Rama merr rezultat historik në zgjedhjet e ardhshme? Arlind Qori optimist:

Kreu i "Lëvizja Bashkë", Arlind Qori, thotë se për zgjedhjet e ardhshme ka shpresë që Rama të mos marrë shumicën, siç ai vetë pretendon. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Qori tha se takon çdo ditë njerëz mjaft të pakënaqur me qeverinë dhe Parlamenti i ardhshëm me gjasë nuk do të prodhojë një shumicë. 

"Në një situatë normale, sa më shumë një qeveri të qëndrojë në pushtet, aq më pak vota merr. Sa më e akuzuar të jetë për hajdutëri dhe korrupsion, aq më pak merr. Rama thotë do të realizojmë rezultat historik. Nga i buron kjo? Nga sukseset dhe ndershmëria? Nga një sistem korruptiv, klientelist, por mendoj se shpresa e tij është iluzive.

Nuk bie dakord me zotin Bushati që thotë se zgjedhjet janë të paravendosura.

Jam përditë në terren, shoh që njerëzit janë thellësisht të pakënaqur. E dyta, zoti Rama ka qëndruar në pushtet, jo vetëm sepse vjedh dhe kërcënon por sepse ka bindur një pjesë të elektoratit, që ne jemi keq, por këta janë më keq.

Në zgjedhjet e ardhshme ka parti të reja, siç është "Lëvizja Bashkë". Nuk jam i sigurt që zoti Rama do të ketë shumicën qeverisëse. Parlamenti i ardhshëm mund të jetë “hung parliament”.

Rama ka marrë 74 mandate, pse jemi të sigurtë se do të marrë më shumë? Ka edhe alternativa jashtë logjikës së partive të vjetra. Them se ka munëdsi dhe ka shpresë', tha Qori.