TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Moti i ftohtë dhe ulja e temperaturave në zonën e Gjirokastrës ka shkaktuar një rritje të vatrave të zjarrit nëpër banesa. Shkaku kryesor janë pajisjet ngrohëse si soba me dru apo elektrike, të cilat nga keqpërdorimi i tyre, kanë sjellë shpërthime zjarri në disa shtëpi.
“Jo më larg se dy ditë më parë ne kemi pasur dy vatra zjarri, në dy banesa. Kemi hyrë në sezonin e dimrit dhe shohim që të gjithë po ngrohen me mjete ngrohëse, me dru ose me energji elektrike gjë për të cilën në shumë banesa janë të moshuar dhe si rezultat i keqpërdorimit të këtyre mjeteve ngrohëse janë përfshirë edhe nga flakët. Por falë shërbimit zjarrfikës ne kemi ndërhyrë në kohë dhe nuk kemi lejuar që të ketë dëme në njerëz përveçse kemi pasur dëme materiale në këto banesa”, thotë Pëllumb Shalari, drejtues i shërbimit zjarrfikës Gjirokastër.
Për të parandaluar aksidente të tilla shtëpiake, inspektorët zjarrfikës të qarkut Gjirokastër janë duke ushtruar kontrolle për standardet teknike të bombulave të gazit në pikat e shitjeve dhe të mbushjeve, të cilat përdoren gjerësisht nga banorët për t’u ngrohur. “Ushtrojmë kontrolle në të gjitha njësitë tregtare të gazit, ku u kemi bërë thirrje dhe paralajmërim që mos të mbushen bombolat e gazit në vendet ku mbushen karburantet. Janë vende të licencuara nga ana e shtetit dhe ato nëse do të mbushen, ju vendoset edhe një pullë sigurie që të mos ketë problematika në këtë drejtim”, -shprehet Shalari.
Forca zjarrfikëse i bën apel qytetarëve që të tregojnë një kujdes të veçantë në përdorimin e këtyre pajisjeve ngrohëse, të cilat janë shkaktarët kryesorë të aksidenteve dhe shpërthimit të zjarreve nëpër banesa.