TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shqiptarët po preferojnë që të paguajnë gjithmonë e më shumë nëpërmjet bankave. Kjo konfirmohet edhe nga statistikat e Bankës së Shqipërisë ku vërehen se transaksionet kanë pësuar një rritje të fortë sidomos gjatë këtij viti. Në total në vend gjatë periudhës janar-shtator janë kryer mbi 27 milion transaksione me karta duke prekur një vlerë prej 315.8 miliardë lekësh.
Vetëm gjatë muajit shtator janë realizuar rreth 3.2 milion transaksione ose mbi 76 mijë më tepër se një muaj më parë. Përdorimi i parave nëpërmjet kanaleve zyrtare është një tregues shumë i rëndësishëm për uljen e informalitetit në ekonominë shqiptare.
Një shkak për rritjen e transaksioneve me karta është edhe numri i lartë i turistëve që kanë vizituar Shqipërinë gjatë këtij viti. Sipas Instat, deri në muajin tetor konfirmohen se në vend kanë hyre rreth 9 milionë vizitorë të huaj të cilët pagesat i kryejnë vetëm nëpërmjet bankave Edhe pagesat me vlerë më të vogël se 1.5 milionë në sistemin bankar kane njohur rritje sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë.